fbpx

PS përmirësohet në Kamëz, sa vota mori në krahasim me PD

Numerimi-Korce-1.png

Në bashkinë e Kamzës kanë votuar 54052 qytetarë, nga të cilët 2585 vota kanë dalë të pavlefshme ndërsa 51461 të vlefshme.

Ajo që vihet re në qytetin e Kamzës është një rritje e ndjeshme e votave për Partinë Socialiste. Bashkia e Kamzës njihet prej vitesh si një zonë me shumicë votash për Partinë Demokratike.

Megjithëse edhe këtë vit në Kamëz PD është udhëheqëse me vota, rezultati me PS është më i ngushtë se zgjedhjet e kaluara.

Konkretisht Partia Socialiste në Kamëz ka arritur që të marrë 19344 vota. Ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 2564 vota.

Ndërsa LSI  ka grumbulluar 3148 vota.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303