fbpx

PS shkon të shtunën në votime, zgjedh 706 delegatët e Kongresit

75513540_2508153782567199_8604947937945976832_n-1-705x433.jpg

Këtë të shtunë, më 16 nëntor, Partia Socialiste e Shqipërisë do të zgjedhë delegatët e Kongresit.

Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza ka lajmëruar se votimet do të realizohen votimet nga ora 08.00 në 16.00, ku do të zgjidhen 706 delegatët e Kongresit.

Më tej, ai lajmëron se për herë të parë në këtë proces “në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë”.

Postimi i plotë i Pezës

TI ZGJEDH!🗳
Më 16 Nëntor zgjedhim delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste🌹 #KrenarPS 🇦🇱🇪🇺

Me cilësinë e sekretarit për Marrëdhëniet me Mediat në PS, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se:

– Të shtunën e kësaj jave, nga ora 08.00- 16.00 plot 103. 056 anëtarë të PS në gjithë vendin, janë ftuar për të zgjedhur mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit, sipas parimit “një anëtar një votë”.

– Në këtë ditë të rëndësishëm për Partinë Socialiste, një vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjes së barazisë gjinore, ku 698 kandidate ose 47% e totalit, janë #gra.

– Për herë të parë në këtë proces, në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë.

– Janë marrë të gjitha masat organizative për realizimin me sukses të një procesi demokratik, transparent dhe me standardet më të larta zgjedhore.

– Nga hapja deri në përfundim të votimeve, në selinë qendrore të PS në Tiranë, do të ketë komunikime të drejtpërdrejta me gazetarët, për të përcjellë me detaje dhe në kohë reale, të gjitha të dhënat e nevojshme rreth këtij procesi. Faleminderit!/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303