fbpx

PS solli propozimin e ri për Kodin Zgjedhor, opozita bën kërkesën e befasishme…

MANJA.jpg

Është ndërprerë mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Partia Socialiste solli në mbledhje propozimin e ri për Kodin Zgjedhor ku përfshihet heqja e pragut 3%, si dhe renditja e kandidatëve fitues në lista, por Opozita e re ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes me argumentin se do të shqyrtojë propozimin e ri për hapjen e listave nga ana e mazhorancës.

Një gjë e tillë është kërkuar nga deputetja Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Alban Zeneli.

“Gjiknuri ka sjellë amendamente shtesë në minutat e fundit, jam dakord që ta ndërpresim këtë mbledhje, ta diskutojmë, ta shohim mirë se çfarë na ka sjellë, dhe të shohim nëse është në përputhje me ndryshimet kushtetuese”, tha Zeneli.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303