PS zgjedh delegatët e Kongresit, Alfred Peza mesazh të prerë

Partia Socialiste zgjedh sot delegatët e Kongresit në një proces votimi që ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00 dhe sipas parimit një anëtar një votë.

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza tha se janë 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin që do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave për 706 delegatët e Kongresit. Po kështu ai tha se për herë të parë testohet votimi elektronik dhe online.

Peza sqaroi se votimi po testohet në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë. Sipas tij, 47% e kandidatëve për delegatë janë femra.

Ai vuri në dukje se në të gjithë vendin janë hapur 365 vendvotime. “Nga votimi do dalin 706 delegatë të Kongresit të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e PS në të gjithë vendin”, tha ai.

“Në shkallë vendi janë regjistruar 60 komisionet e zgjedhjeve nëpër bashki. Procesin e organizimit të votimit dhe monitorimit në 60 bashkitë e vendi e janë 300 anëtarë të komisioneve të zgjedhjeve të Partisë nëpër bashki. Janë ngritur në të gjithë vendin 363 vendvotime në njësitë administrative të bashkive dhe 1089 komisionerë po administrojnë procesin e votimit në këto njësi administrative”, deklaroi Peza.

Ai tha se votimi ka nisur normalisht dhe pa asnjë problem në të gjithë vendin. “Në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votimi elektronik dhe votim online. Ky proces shënon një ditë të rëndësishme për jetën dhe veprimtarinë e PS.”

Zgjedhja e delegatëve do bëhet sipas parimit një anëtar, një votë. Votimi do vijojë deri në orën 16:00.