Pse ambasadorët po takohen një nga një me Bashën, zbulohet e vërteta

basha-2.jpg

Përfaqësuesja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones do të takohet ditën e sotme në orën 10:00 me kreun e Partisë demokratike, Lulzim Bashën në ambientet e selisë blu.

Ky takim vjen vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit ku mazhoranca ende vijon me qëndrimin e saj për zhvillimin e tyre pavarësisht se përfaqësuesit e saj që garojnë për bashkitë, në pjesën më të madhe të tyre nuk kanë kandidat përballë.

Ndërkohë, ditën e djeshme po ashtu Kolegji Zgjedhor me 5 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim vendosi të mos bënte ndryshime në fletën e votimit pas kërkesës së Partisë Uniteti Kombëtar për t’u dorëhequr nga gara, diçka e cila nënkupton edhe për shpërfilljen që ky institucion po i bën dekretit të Presidentit për anulimin e tyre.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi I zgjedhjeve, palët nga ana tjetër janë shprehur të palëkundura në qëndrimet e tyre dhe aktori ndërkombëtar deri më tani ka mbajtur një qëndrim të distancuar duke ia lënë klasës politike që t’a zgjidh krizën, ky takim i Moses-Ones me Bashën mund të jetë një përpjekje e mundshme e përfaqësueses së SHBA-së për të nxitur dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303