Pse bebet sëmuren kaq shpesh?

iStock_69445619_wide.jpg

Foshnjat sëmuren shpesh sepse sistemi i tyre imunitar është i dobët , sipas hulumtimit të ri të botuar në revistën Journal Immunology.

Në eksperiment mbi minjtë, shkencëtarët kanë zbuluar se sistemi imunitar i minjve të vegjël i përgjigjet një infeksioni më shpejt dhe më lehtë sesa tek të rriturit dhe ata pretendojnë se ky “zbulim” do t’i ndihmojë ata të krijojnë vaksina më efektive për fëmijët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet infektive janë përgjegjëse për 1/3 e vdekjeve neonatale në të gjithë botën.

“Vaksinat më efektive do të ndihmojnë sistemin imunitar të kujtojë mikrobet patogjene”, tha studiuesi kryesor Brian Rudd, profesor në Shkollën e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Cornell i cili do të sigurojë imunitet afatgjatë

“Por nuk ka vaksina të tilla pasi nuk e kuptojmë pse foshnjat humbin imunitetin e tyre shpejt,” vazhdon ai.

Sipas tij, zbulimi i ri mund të çojë në një ndryshim në mënyrën e vaksinimit të fëmijëve në mënyrë që të rrisin imunitetin e tyre në fillim të jetës së tyre, por që do të zgjasë gjithashtu, shkruan sciencedaily.com.

Imuniteti i trupit kundër shumicës së patogjenëve varet nga formimi i qelizave T memonike që mbajnë mend “armiqtë” specifik dhe mund të përgjigjen shpejt në rast të infeksioneve në të ardhmen.

Të rriturit pothuajse gjithmonë “gjenerojnë” një numër të madh të qelizave T efektive të kujtesës gjatë një infeksioni, nga të cilat rreth 10% qëndrojnë në një “pishinë kujtese afatgjatë” për një përgjigje të shpejtë imune herën tjetër kur shfaqen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303