fbpx

Pse Britania nuk do të përballet me një valë të tretë koronavirusi si Evropa?

Screenshot_11-1.png

Britania e Madhe me shumë mundësi nuk do të ketë një valë të tretë të koronavirusit, si ajo që ka përfshirë momentalisht Evropën. Ky është parashikimi që ka bërë një eksperte e shëndetit publik në vend.Profesoresha e Universitetit të Edinburgh-ut Linda Bauld pret që programi i avancuar i vaksinimit dhe pranvera që po vjen të ndihmojnë në vendosjen nën kontroll të virusit. Varianti i Kent-it, që futi Anglinë në krizë gjatë Krishtlindjeve dhe dyfishoi bilancin e vdekjeve në të gjithë vendin në dy muaj, është tashmë duke u përhapur shpejt nëpër kontinent.Kryeministri Boris Johnson i ka paralajmëruar që britanikët që të jenë të përgatitur për ardhjen e valës së Evropës në Britani e për këtë arsye nuk ka shpjetuar me lehtësimin e masave.Por Bauld u shpreh se Britania është “në një pozicion shumë të ndryshëm” dhe se është e mbrojtur nga çdo rritje e rasteve. Sipas saj, mbrojtja vjen nga vaksinimi masiv i popullsisë me vaksina që kanë provuar të shpëtojnë jetë dhe të parandalojnë infektimin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303