fbpx

Pse çiftet që vërtet e dashurojnë njëri-tjetrin shtojnë peshë

Screenshot_3-8-780x439.jpg

Sipas disa studimeve çiftet që janë të lumtur dhe të kënaqur me lidhjen e tyre kanë më shumë propabilitet të shëndoshen.

Universiteti i Karolinës Veriore ka kryer këto hulumtimet duke analizuar peshën e më shumë se 8,000 personave dhe ka konstatuar se një grua e martuar mund t’i shtojë mesatarisht 13 kilogramë gjatë 5 vjetëve të parë të martesës. Në anën tjetër, femrat të cilat nuk janë të martuara por bashkëjetojnë me partnerët, i shtojnë rreth 10 kilogramë, e ato që vetëm janë në lidhje i shtojnë vetëm 6-7 kilogramë.

Edhe për meshkujt është pothuajse e njëjta gjë pasi ata që kalojnë nga beqarë në një lidhje shtojnë peshë, diku rreth 13 kilogramë pas dy vjetëve. Thënë më thjesht, studimi ka arritur në një përfundim se ekziston një lidhje e fortë mes lidhjeve romantike dhe numrit të personave që janë mbipeshë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *