“Pse duhet të zgjohesh në mëngjes?’/ Elita Rudi i bën dedikimin emocionues të birit

Elita Rudi nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale na tregon eksperiencën e mrekullueshme të mëmësisë. Kujtojmë që në shkurt të këtij viti Elita dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë të një djali që ja vendosën emrin Zëri.

Shpesh herë të dy publikojnë video dhe foto të vogëlushit i cili është 9 –muajsh, dhe çdo ditë i lumturon pafund. Së fundmi në profilin e saj në Instagram, Elita ka publikuar një foto ku shfaqet me të birin, ku shkruan “Të kesh një fëmijë është një ndryshim në jetën e një njeriu. Të jep të gjitha perspektivat se pse duhet të zgjohesh çdo ditë. Mami të do shumë”.

Duke na treguar eksperiencën dhe momentet e lumtura të saj , kujtojmë që Elita i është përkushtuar djalit të vogël dhe ende nuk i është kthyer ekranit.