Pse është e jashtëligjshme të fotografoni kullën Eiffel gjatë natës?

Nëse keni fotografuar kullën Eiffel gjatë natës, mund të keni shkelur ligjin.

Gjatë ditës, mund të bëni foto sa të doni. Nuk ka asnjë lloj problemi. Problemet fillojnë sapo perëndon diell dhe ndizen dritat.

Mesa duket, fotografimi i kullës gjatë natës konsiston në shkelje të të drejtave të autorit.

Sipas Société d’Exploitation de la Tour Eiffel (SETE), që menaxhon kullën, dritat janë punim artistik.

Në faqen zyrtare të shoqatës, shkruhet: “Ndriçimet e shumta të kullës Eiffel (ndriçim i artë, rrëzëllimi, rrezatimi dhe ndriçimi gjatë eventeve) janë të mbrojtura me ligj. Përdorimi i imazheve të kullës Eiffel gjatë natës duhet të jenë subjekt autorizimi nga SETE. Përdorimi i imazheve kushton dhe çmimi varet nga synimi, plani mediatik etj.”

Kjo do të thotë se kush do të fotografojë kullën Eiffel gjatë natës, duhet të marrë leje nga SETE. Sipas ligjeve europiane për të drejtat e autorit, është e jashtëligjshme shpërndarja e fotove të punëve të mbrojtura.

Fotot e postuara në rrjetet sociale mund të konsiderohen shpërndarje dhe si rrjedhim, shkelje e ligjit.

Sidoqoftë, gjykatat franceze nuk kanë ndëshkuar askënd mbi këtë ligj, kështu që me shumë mundësi, s’keni pse trembeni.

Nën ligjet e Bashkimit Europian, të drejtat e autorit skadojnë 70 vite pas vdekjes së krijuesit.

Dritat u instaluan në vitin 1985 nga Pierre Bideau, i cili është ende gjallë. Pra, për dekadën e ardhshme, fotografimi i kullës së ndriçuar do të mbetet i jashtëligjshëm.

Fotot nga maja e kullës janë të lejueshme dhe nuk mbrohen nga asnjë ligj.