fbpx

Pse humbi PD dhe faji i kujt ishte? Bamir Topi surprizon me përgjigjen, ja ç’thotë për Bashën dhe Berishën

bamir-topi3.jpg

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ ka dhënë një koment sa i takon fushatës, zgjedhjeve të 25 prillit si dhe humbjes së PD.

Duke u ndalur tek kërkesa brenda PD-së e disa zërave për dorëheqjen e Bashës, Topi iu ka dalë kundër por ka një reagim ndaj Berishës.

Pse humbi PD? I kujt është faji?

Unë do të kërkoj në një farë mënyrë që të përdor një metaforë nga fusha e mjekësisë. Bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë, zoti Basha përfaqëson shenjën e dhimbjes, ndërsa vatra e dhimbjes është diku tjetër. Kam parë te PD, tek njerëzit që kanë dalë pas humbjes, që janë grupuar në dy drejtime, nga njëra anë për të rrëzuar Bashën. dhe e dyta; nxitimi i një pjesë për të mbrojtur apriori Bashën. Të dy palët, qoftë ata që janë përjashtuar në 20017, qoftë ata që s’janë pjesë e listës tani, kanë mungesë sinqeritet, hipokrizi, shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrëshqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë. Në rast se sot do të them se cilat janë institucionet me më rëndësi në Shqipëri? Është kryeministri dhe kryetari i opozitës. Janë gati ekuivalent në fuqinë politike. Ndaj kjo është arsyeja e betejës së madhe për ruajtjen e pozitës së kreut të opozitës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303