“Pse i fshihni karakantinat?”. Gazetarja vë me shpatulla pas murit Doktoreshën

ku-jan.jpg

Një debat i ashpër është zhvilluar mes gazetares Alma Demiraj dhe Eugena Tominit, Shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Gjatë emisionit, kur gazetarja pyeti doktoreshën se ku ndodhen karantinat në Shqipëri, u tensionua më shumë debati mes tyre.

“Kemi territore të përcaktuar për karakatina. Ato janë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por për arsye sigurie nuk bëhet publik vendi”- u shpreh doktoresha Tomini.

Por mesa duket për gazetaren nuk ka mjaftuar kjo përgjigje, dhe ka nisur ta pyes sërish doktoreshën: Ku është? Çfarë masash ka?

“Ka, por nuk bëhet e ditur pa pasur ndonjë rast”- shtoi Tomini.

Në këtë debat u përfshi edhe publicist Redi Shehu i cili e pyeti doktoreshën se çfarë cenimi të sigurisë kombëtare sjell bërja publike e karantinës.

Alma: Edhe për vdekjen nga gripi nuk kishte publikime. E mohuat si informacion.

Doktoresha: Alma më vjen keq. Janë afishur tek webi dhe kemi dalë edhe mediatikisht.

Alma: Jo më vjen keq mua. Jam dashur të bëj punën e SHIK-ut për 2 rastet e vdekjeve nga gripi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303