fbpx

“Pse je kundër ti mo”? Plas mes Bashkim Finos dhe Adriatik Alimadhit: Kujdes…

df44608e407fb0571372bff942d73426_L-1.jpg

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur me nota debati dhe humori sot. Në fokus të mbledhjes ka qenë pikërisht votimi për strukturën e Komisionit për prokurimin publik që është në varësi të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Mirëpo, një përplasje ka pasur sot mes Bashkim Finos dhe Adriatik Alimadhit.

Bashkim Fino tha se nuk është e nevojshme që projekte të tilla të kalojnë në Kuvend kur nuk ka as ndryshime strukture dhe as shtim buxhetesh, por Alimadhi menjëherë ndërhyri.

Bashkim Fino: Ndaj e thashë, se nuk ia vlen diskutimi dhe unë si relator them ta votojmë;

Adriatik Alimadhi: Unë jam kundër këtij ndryshimi;

Bashkim Fino: Pse je kundër ti mo, a mund ta di unë pse je kundër? Dua të më bësh një sqarim vote, sepse kur s’ka për votë kundër s’ka pse bëhet;

Adriatik Alimadhi: Shpeshherë jemi përplasur për ndryshimin e strukturave;

Bashkim Fino: Kujdes mos bëj politik, kur s’ka politikë. Mos voto kundër kot. Por gjynah të votosh kundër, kur ka gjëra politike, voto kundër. Nuk ka as rritje numri, as efekt financiar. Do t’i mbushet mendja kur të votojmë në seancë ta votojë pro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303