fbpx

Pse kemi një numër të lartë infektimesh? Flet ish-ministri i Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PS, Gjergj Koja ka folur për Neës24 në lidhje me masat e qeverisë për Covid-10. Më tej, ai vlerësoi masat e izolimit total kundër koronavirusit, duke thënë se ndërprenë zinxhirin e transmetimit.

Pyetje: Pse kemi një numër të lartë infektimesh?
Ish-ministri Koja: Është rritur numri i testimeve, hapja pati koston e saj, si dhe është një problematikë shumë e madhe në QSUT, që pati raste. Është një pakujdesi e madhe. Çdo pacient që shtrohet në QSUT duhet t’i merret tamponi, të paktën një herë, por edhe dy herë. I gjithë personeli shëndetësor duhet të ishte veshur me veshjen speciale kundër COVID-19. Falë Zotit që agresiviteti i virusit nuk lë shenja në shëndet, por pakujdesia është e pafalshme. Unë nuk pajtohem me mbylljen e shërbimit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, por duhej marrë personel tjetër. Në këto momente me patjetër duhet ta rihapim këtë shërbim për pacientët e sëmurë.

Pyetje: Si e shihni kurbën e infektimit?
Ish-ministri Koja: Kurba nuk njohu raste mbi 30, për shkak të masave që u morën. Kjo kurbë nuk është se pati ndonjë kulm të tillë dhe pastaj të kishte një rënie sinjifikative. Por kjo varet dhe nga testimet e hapja. Pakujdesitë në disa subjekte fasone, nuk e kuptoj pse nuk bëhen të detyrueshme maskat e dorezat. Këto raste të diagnostikuara të sëmura kanë pasur shumë raste të tjera, që janë të infektuar dhe këto po ndiqen. Prandaj do të kemi këtë lloj kurbe edhe për disa kohë. Problematika është se kë teston dhe varet sa kontakte kapen.

Pyetje: Ka qenë e duhur mënyra e testimit?
Ish-ministri Koja: Duhej përë një testim i targetuar, me grupe populate dhe profesionesh, kur filluam hapjen. Por unë them që kemi një situatë të kontrolluar. Po hyjmë në stinën e verës dhe dielli, natyra, deti do ta minimizojnë virusin. Nuk do ta zhdukin virusin, por efekti do të jetë minimal. Pastaj se çfarë do të sjellë vjeshta është çështje tjetër.

Pyetje: Çfarë menaxhoi mirë dhe çfarë keq Ministria e Shëndetësisë?
Ish-ministri Koja: Kjo ishte një pandemi që kapi gjithë botën. Edhe vetë OBSH nuk ka çertifikuar një mjekim apo një vaksinë për virusin.