fbpx

“Pse lë nam ti kur flet për fjalime politike?” Rudian Hajdari flet si i përjeton ‘gafat’ në parmalent

E ftuar në rubrikën ‘E diell’ në Top Channel deputetja opozitare, Rudina Hajdari si rrallë herë zhveshi petkun e politikanes dhe foli për jetën e saj personale, që nga njohja me bashkëshortin, prezantimi me familjen si edhe raportet me vajzën.

E pyetur nga moderatori për fillesat e saj me të shoqin dhe se si e priti familja e saj një lajm të tillë, Rudina zbuloi se asokohe kishte qenë vetëm 16 vjeçe, ndërsa i shoqi 19 dhe se nëna e saj e kishte mbështetur në vendimin që ajo kishte marrë.

Nuk kanë munguar as pyetjet pikante nga gazetari Ervin Kurti i cili i drejtohet Rudinës:

“Ndalojmë pak tek fjalimet e tua, ti i lexon këto fjalimet para se të dalësh në ekran apo publik?

Pse lë nam ti kur flet për fjalime politike?”

Rudina tregoi se e ka pasur shumë të vështirë në fillim duke qenë se ishte mësuar të mendonte në anglisht, pas jetesës në Amerikë.

Patjetër që unë kam pasur shumë emocione sidomos në fillim. Ishte e vështirë, kisha qëndruar në Amerikë për një kohë të gjatë dhe mendimet me vinin në anglisht. Isha mësuar dhe ëndrrat i shikoja në anglisht. Por gjithsesi kam punuar shumë me veten pse të gënjej. Kam punuar shumë dhe kam lexuar, kam praktikuar shumë dhe besoj se ia kam dalë”.

Deputetja shprehet se e dinte që fjalimi në publik ishte pika e dobët e saj, ku mediat kapeshin gijthmonë:

“Ishte gjithmonë e vetmja pikë që mediat sidomos, më godisnin, dhe thoja ‘ëhë, kur ta superoj dhe këtë çfarë do të thonë pastaj’”!

E pyetur se çfarë përjeton kur shikon memet në mediat sociale, Rudina u shpreh se në fillim mërzitej:

“Në fillim mërzitesh, pastaj më thonin se sa më shumë përflitesh aq më mirë është, dhe i futa një mendje të lehtë”!