fbpx

“Pse më shihni shtrembër”? Si nisi sherri mes dy grupeve ku u vra Armando Baboçi në Durrës

Armando Baboçi mbeti i vrarë pas një sherri me sende të forta dhe me armë mbrëmë në Durrës. I plagosur mbeti djali i tij.

E gjithë ngjarja nisi pas pyetjes: “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe me pas u perdor arma e zjarrit.

Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”, ndersa dyshohet se me arme zjarri ka qelluar Klodjan Daci.