Pse meshkujt martohen menjëherë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?

wedding-rings.jpg

Pas përfundimit të një lidhje disavjeçare shumica e meshkujve janë të prirur të gjejnë një partnere me të cilën duan të kalojnë gjithë jetën.

Krejt paprimtas meshkujt i propozojnë të dashurës së re me të cilën s’kanë shumë kohë që njihen.

Kjo sjellje ka bërë që në mendjen tonë të ngrihet dilema: “Pse gruaja me të cilën qëndroi për kaq kohë nuk mori kurrë një unazë, kurse e dashura e re u bë menjëherë “gruaja e ardhshme”?

Epo bazuar në logjikën e burrave, kjo funksionon kështu për shumë arsye.

Nuk ekziston diçka e tillë si “gruaja e duhur”. E rëndësishme është të jesh me dikë në kohën e duhur!

Nuk mund të krijosh familje bazuar vetëm në tërheqjen fizike.

Studimet kanë treguar se një çift është më i lumtur kur gruaja është më tërheqëse fizikisht se burri. Por për shumë të tjerë, çfarë vlen janë cilësitë e karakterit.

Mendimi i shoqërisë dhe prindërve ndikon në vendim!

Sado i pavarur të duket një burrë, zgjedhja për gruan e jetës do të ndikohet nga njerëzit që ka rreth e rrotull.

Bashkëjetesa ul shanset e martesës me 50%.

Psikologët sugjerojnë se gratë duhet të tregohen të kujdesshme kur vjen puna tek ideja e të jetuarit bashkë. Për shembull keni 7 vite që bashkëjetoni, shanset për t’u martuar janë 0.

Jo të gjithë lidhjet përfundojnë në martesë!

Vajzat në përgjithësi janë rritur duke besuar tek stereotipi që thotë: “Nëse lidhja është e gjatë, duhet të ketë vetëm një fund, martesën!”

Burrat nuk besojnë tek kjo. Njerëzit mund të pendohen tek koha që kanë shpenzuar duke qëndruar me dikë dhe sërish përpiqen ta mbajnë partnerin/en. Shumë prej tyre më pas jetojnë me idenë se janë me këtë njeri sepse ndjejnë që kështu duhet të jetë, jo sepse duan.

/real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303