Pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës?

shutterstock_1061985551-1000x609.jpg

Është vërtetuar se në stinën e verës  njerëzit janë më të lumtur.

Cilat janë arsyet:

1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit.

Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.

2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu.

Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.

3.Dielli i bën mirë trupit tonë!

Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303