Pse nuk testohen të gjithë qytetarët që dyshojnë se kanë COVID-19? Rama plas përgjigjen befasuese

edi-rama-sot-770x410.jpg

Teksa u pyet nga News 24  se pse nuk e bëjnë testin e koronavirusit të gjithë shqiptarët që kanë dyshime, Edi Rama ka një përgjigje befasuese.

Ai deklaroi se rreth 80% e qytetarëve shqiptare nuk do e kuptojnë kurrë nëse kanë qenë të prekur nga koronavirusi apo jo.

“Sot që flasim ku është kthyer në debat botëror, dhe shumica dërrmuese e shteteve, përjashtuar shumë pak raste, janë në anën që jemi dhe ne, që nuk testohen të gjithë. Vetëm ata të cilët kanë shqetësime të posaçme, apo që kanë kontakte të drejtpërdrejta të atyre që janë identifikuar si të prekur dhe që janë aktualisht në regjim spitalor. Nuk e dimë nëse e kemi apo jo virusin, 80 % e tyre s’do ta ndjenë dhe s’do e marrin vesh kurrë, nëse e kanë virusit, Duhet të sillemi sikur e kemi virusin.”, pohoi Rama.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303