fbpx

“Pse paguajnë 30 mijë euro kur…”. Mjeku ngre pyetjen shqetësuese në takimin me Metën dhe kolegët e tij

erion-dasho.jpg

Mjeku, Erion Dasho ngriti një shqetësim gjatë kohës kur ndodhej në një konferencë të përbashkët online me presidentin Ilir Meta dhe me kolegët e tij.

Ai ka ngritur pyetjen se nëse kemi mjaftueshëm shtretër bosh, atëherë pse pacientët presin për të marrë shërbimin që i nevojitet.

“Pra kemi shtretër të bollshëm atëhere nëse kemi shtretër të bollshëm pse pacienti pret 10 orë për tu shtruar në urgjencë. Dëgjojmë që mjekimet janë falas pse atëhere familjarët tanë kanë pagur qindra dhe mijëra euro për tu kuruar. Pse paguajnë 30 mijë euro për tu trajtuar jashtë shtetit kur shpesh herë humbasin dhe jetën.

Pra, të jemi realist unë mendoj se duhet ta fillojmë duke pranuar se përgjigjja e deri tanishme nuk ka dhënë efekt. Nuk dua të përmend fjalën “Dështim”, pra të jemi realist që përgjigjja e deri tanishme nuk ka qenë një përgjigje e bazuar në evidenca dhe mbi strategji”– thotë ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303