fbpx

Pse pas një teshtime themi “Shëndet!”

teshtima.jpg

Sa herë që ne teshtijmë, dikush thotë menjëherë “shëndet”. Pra, është një zakon tashmë që secili prej nesh e ka.

Në fakt, ky është një zakon në të gjitha vendet e botës, për shembull në Angli, kur dikush teshtin, thuhet “bless you” që do të thotë “bekime”.

Por, përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet?

Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë.

Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *