fbpx

‘Pse për në burg e le operimin ti’? I dënuari flet hapur: Më rrezikohet jeta

burg-2.jpg

I dënuari në burgun e Durrësit, Gentian Kala ka rrëfyer një problematikë që po has gjatë dënimit të tij. Ai thekson se ka nevojë që të operohet pas një problemi shëndetësor, por Kala thekson se askush nuk po e ndihmon.

I dënuari tha ne Fax News se i ka kërkuar vazhdimisht doktorit të burgut që problemi i tij të ndiqet, dhe ai ia ka kthyer me fjalët “pse për në burg e le operimin ti?”.

“Jam i sëmurë, kërkoj të ekzaminohem, pas shumë ditësh që i shpjegoja doktorit gjendjen time, më në fund erdhi që të më vizitonte, dhe më tha që duhet të bëhem operacion. Kjo është e padrejtë, duhet të na ndihmojnë se dhe ne jemi njerëz, nëse nuk ma bëjnë dot këtu operacionin të më nxjerrin jashtë, se unë jam i ri, smund të më rrezikohet jeta kështu.

Të gjithë na thonë mos u ankoni se nuk do të fitoni, na shohin ndryshe kur flasim me mediat, dhe tregojmë problemet tona. Më thonë t’i je një burgaxhi s’do të marrin për bazë”, u shpreh Kala, duke e përmbyllur lidhjen telefonike me një apel për ndihmë ndaj institucioneve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303