fbpx

Pse Pique nuk ishte i pranishëm për të parë Shakira-n kur performoi në “Super Bowl”?

960x0.jpg

Dy super këngëtaret Shakira dhe Jennifer Lopez, ishin surpriza spektakolare e mbrëmjes së “Super Bowl”, ku dhuruan një shfaqje siç vetëm ato e dinë.

Në çdo pushim mes pjesëve të ndeshjes, Shakira dhe J.Lo elektrizuan skenën me performancat e tyre që janë bërë kryefjala e të gjitha mediave.

Mirëpo, çuditërisht partneri i Shakira-s, futbollisti Pique, nuk ishte i pranishëm për të parë bashkëshorten gjatë super performancës së saj.

Ky detaj i ka rënë në sy publikët, të cilët u bënë kuriozë të dinin ç’ka ndodhur mes çiftit.

Mirëpo, mediat e huaja kanë sqaruar se Pique kishte një ndeshje me me ekipin e tij Barcelonën kundër Levantes, ku fituan me rezultat 2-1, ndaj kjo ishte arsyeja pse nuk mori pjesë në shfaqjen spektakolare.

Shakira dhe Pique janë prindër të dy fëmijëve, Milan Pique Mebarak 7 vjecar dhe Sasha Pique Mebarak 5 vjecar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303