“Pse shfaqen të zgërlatur para qeverisë?”. Ish-ministri deklaratë bombë për ambasadorët

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjet, shkruan se ambasadorët janë në konflikt interesi, ndaj dhe nuk mund të ndërtojnë drejtësinë e pavarur.

“Të gjithë ambasadorët e huaj në Tiranë, kur pyeten thonë se “punojmë me qeverinë”.

Pikërisht për këtë arsye ata as mund të punojnë e aq më pak të ndërtojnë drejtësinë e pavarur.

Konflikton, rëndë madje, roli i tyre në mbështetje të qeverisë nga njëra anë dhe, puna për drejtësinë e pavarur nga ana tjetër”, shkruan Manjani.

Në vijim ai shprehet se nuk ka asgjë personale me detyrën e ambasadorëve, por shton se roli i tyre është në konflikt logjik me nevojën që kemi për gjykata të pavarura nga qeveria e pushteti politik.

“Kjo është në fakt arsyeja përse të huajt këtu shfaqen si të zgërlaqur para qeverisë.

Deklarimet e tyre publike, edhe kur janë parimore dhe të paanshme, janë automatikisht pjesë e propagandës së qeverisë.

Qeveria ka arritur t’i zhysë të gjitha përfaqësitë e huaja në këtë konflikt interesi. Dhe ata si asnjëherë tjetër më parë kanë rënë në të…”, shkruan Manjani.