fbpx

Pse shkojnë socialistët në LSI? Monika Kryemadhi bën deklaratën e befasishme…

mona-1.png

Gjatë fjalës së saj në bashkëbisedimin me gazetarët, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për largimin e disa socialistëve nga PS për t’ju bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim duke thënë se kjo gjë ndodh sepse ndihen të lirë.

“Është normale që shumë socialist ti bashkohen LSI. Po të shikojmë politikat që bën sot Rilindja janë më të djathtat ekstreme që ka pasur në Shqipëri, jo vetëm në tranzicion por edhe më patra. Sot politikat e koncesionit të rilindjes nuk kanë të bëjnë fare me atë që aderojnë socialistët në PS. Prurjet vijnë si rezultat i asaj që socialistët ndihen të lirë në LSI jo vetëm sa i përket politikave, por se është e majtë dhe i përket të rinjve dhe të rejave, pra rikthen jetën në Shqipëri dhe ndihen komodë. Vetë politikat e LSI kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe impaktin tek qytetarët.

Ajo që unë mendoj është që opozitën e bashkuar e ka bashkuar një qëllim i vetëm që ka të bëjë me clirimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare nga marrja peng e një grupi interesash që po e shfrytëzojnë cdo ditë e më shumë”, tha Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303