Pse shkuma e sapunit është “arma” më efektive në këtë “luftë”? Ja arsyeja kimike

Pse sapuni është kaq i efektshëm? Është thjesht një pasojë kimike.

Koronavirusi, poshtë pikave që e bëjnë të duket sikur mban një kurorë, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon. Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa me ujë”,  siç thotë edhe shefi i infektivit pediatrik të spitalit të Pittsburg, i intervistuar nga CNN.

Jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyj në celulat e njeriut”.

Ndërkohë, është e rëndësishme të nënvizohet sesi nuk mjafton që të lahen duart me sapun, por që nga fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi. Dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë larja me sapun është edhe më i rëndësishëm se larja me dezinfektantët me bazë alkooli.