fbpx

“Pse shteti nuk na e jep pagën e luftës?”, shpërthejnë protestat në Vlorë

Rreth 120 punonjës të një fasonerie këpucësh në Vlorë kanë protestuar sot pasi nuk kanë marrë pagën e luftës. Punonjësit janë duke protestuar para Drejtorisë së Tatimeve.

“Na kanë thënë se na kanë dalë emrat dhe nuk e kemi përfituar. Duam të dimë pse shteti nuk na e jep pagën e luftës”, u shpreh një punonjëse për ‘abcneës’.

Kujtojmë që javët e fundit protestat nga punonjësit e fasonerive kanë qenë të shumta, pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.