fbpx

“Pse SPAK gënjeu për komisionerët e vdekur?” Vasili plas dokumentin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një postim sot në rrjete sociale, konkretisht certifikatën e vdekjes së një prej komisionerëve për të cilin SPAK-u nxori urdhër arresti.

Përveç kësaj, Vasili ka 5 pyetje thelbësore për SPAK-un.

Postimi i plotë:

5 pyetje per SPAK-un dhe pse genjeu per komisioneret e vdekur??

SPAK genjeu e tha:

” Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çrregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.

1.Pse genjeu kaq trashe SPAK-u?

2.A eshte vertete kaq jo profesional SPAK-u ?

3.Cili hall politik i beri SPAK- un kaq qesharak?

4.A eshte i njejti SPAK qe nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeminister, Ministra, Deputete Drejtore policie sa nje mal?

5.Po tek dosja 339 kush ja mbylli syte dhe veshet SPAK-ut per te mos degjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtore qe ktheheshin ne zgjatim te krimineleve per vota??

Keto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i i 109 milion eurot qe i duhen paguar Becchetit etj jane momente turpi dhe shkaterrimi te besimit ndaj SPAK-ut.

Ndonje nderkombetar, qe ekzaltohet ne menyre artificiale per “komedite” politike te SPAK-ut s’mund te mbylle dot më syte perpara ketij realiteti, pasi faktet jane kaq kokeforte!

Keto 5 pyetje presin pergjigje.

P.S.Megjithate shiheni foton e çrregjistrimit te komisionerit te vdekur perballe deklarates se genjeshtert te SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vete.