Pse të gjitha gratë zgjodhën ngjyrën lejla në ceremoninë e inaugurimit të Biden si president?

Capture-36.png

Ajo që ra në sy në inagurimin e Joe Biden si President i SHBA ishte fakti se gratë e pranishme  zgjodhën ngjyrën vjollcë.

Zëvendës presidentja Kamala Harris, ish zonja e parë Michelle Obama, ish zonja e Parë dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, si dhe gra te tjera të pranishme, kishin përdorur ngjyrën vjollcë për veshjen e tyre.

Kjo ngjyrë është zgjedhur për shkak të simbolit që kjo ngjyrë mban, unitetin mes dy partive.

Ngjyra tradicionalisht shihet në SHBA si një simbol i dy partive – një kombinim i blusë dhe të kuqes së partive Demokratike dhe Republikane.

 

Jehona e gjestit bën thirrje për bashkëpunim rreth inaugurimit dhe temës së ceremonisë, e cila në vetvete është “America United”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303