fbpx

“Pse u mbyll Portokallia?”, Fjoralba Ponari befason me përgjigjen e saj

fjoralba.jpg

Moderatorja e njohur për publikun Fjoralba Ponari prej më shumë se dy sezonesh është prezantuese në show-n e humorit, “Portokalli” krah Salsano Rapit. Dhe mesa duket programi i humorit ka mbaruar për tu rikthyer përsëri në shtator.
Ndërkohë, kujtojmë se Fjoralba është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram ku poston foto dhe momente nga rutina e saj.
Së fundmi, përmes një interviste me ndjekësit e saj Ponari është pyetur se pse u mbyll kaq shpejt ky sezon, dhe moderatorja ka thumbuar pak programet rivale duke thënë se, “u mbyll që të merrte pak fryme konkurrenca”.
Nga ana tjetër ajo është pyetur nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip” dhe përgjigja e saj ishte e prerë “JO” për shkak të angazhimeve që ka në ekran dhe përditshmëri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303