fbpx

Pse u shemb Teatri në kohën e pandemisë? Flet Rama: Godina ishte…

edi-rama-1-2-770x446.gif

Kryeministri Edi Rama duke folur në emisionin “Pressing” në Televizionin 7 u shpreh se godina e teatrit Kombëtar prej 2 vitesh e gjysmë nuk kontrollohej nga shteti.

I pyetur përse gjithë ky nxitim për të shembur teatrin në kohën e koronavirusit, Rama u shpreh se duhej bërë në një kohë që të mos kishte përplasje me artistët që ishin ngujuar në godinë. “Nëse do kishte ndodhutr në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës.

Duhej evituar kjo përplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e teatrit kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptuar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti. Ata pretendonin se përfaqësonin të gjithë popullin teatror.

Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal. Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”, tha Rama.

“Ky është debati më i gjatë në historinë e këtij vendi. Ajo ngrehinë nuk plotëson asnjë kusht që mund të zhvillohet aktiviteti në mënyrë të sigurtë.

Mundësia për ta restauruar është pothuajse zero”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303