Artisti i famshëm The Weeknd u ngit në skenën e MTV AMAs 2020 i fashuar.
Si qëndron e vërteta? Përse këngëtari zgjodhi të shfaqej kështu, a ishte vërtet i dëmtuar?
Përgjigja është: JO!
The Weeknd po dërgonte një mesazh të bazuar në muzikën e tij dhe personalitetin që po promovonte nga albumi i fundit, “After Hours”, si dhe nga filmat e shkurtër që bëri për “Blinding Lights” dhe “After Hours”.
Artisti po paralajmëronte njerëzit të mos i jepnin makinës në gjendje të dehur, duke iu treguar fizikisht se çfarë lloj dëmtimesh mund të ndodhin nga aksidentet automobilisitike.
Në fjalimin e tij në AMA, The Weeknd ia kushtoi fitoren Prince:
“Herën e fundit që e mora këtë çmim, ma dha i ndjeri Prince dhe ju e dini, ai është arsyeja që unë kam për të sfiduar vazhdimisht zhanrin R&B. Këtë çmim do doja t’ja kushtoja atij. Faleminderit.”