Pse u tërhoq nga padia ndaj ‘Bild’? Rama: Kurseva disa para nga…

rama5-600x360.jpg

Kryeministri Rama ka dhënë arsyen e tij se pse është tërhequr nga padia ndaj gazetarit të “Bild”.

“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303