Pse udhëtimet janë të mira për shëndetin tonë?!

Megjithëse udhëtimet dhe pushimet ndonjëherë duken luksoze, sipas shkencës, udhëtimi është vërtet i mirë për shëndetin tonë. Pra, do të duhet të bëni kohë dhe hapsirë për udhëtimin. Ndoshta udhëtimi nuk do të largoj gripin, por ndryshimi i mjedisit mund të na japë shumë më tepër se argëtim dhe fotografi të mira për Instagram.Më poshtë ju prezantojmë 5 fakte shkencore, të cilat shpjegojne pse duhet të shkojmë në një udhëtim që e kemi planifikuar për një kohë të gjatë:

1. Udhëtimi përmirëson shëndetin tuaj mendor

Udhëtimi zgjeron mendësinë tuaj, takoni njerëz të rinj, përshtateni në situata të reja. Studimet kanë treguar një lidhje midis udhëtimit dhe një rritje të krijimtarisë, një ndjenjë më të thellë të vetëdijes kulturore dhe rritjes personale. Ata që udhëtojnë dhe studiojnë jashtë kanë tendencë të jenë mëmëndjehapur dhe emocionalisht të qëndrueshëm.

2. Udhëtimi ju ekspozon në ambiente të ndryshme

Ekspozimi në ambient ndryshme, krijon antitrupa më të fortë dhe forcojnë ndjeshëm sistemin tuaj imunitar. Kur udhëtoni nga një vend në tjetrin, trupi juaj përballet dhe përshtatet me mijëra baktere të reja, të cilat nga ana tjetër e bëjnë atë shumë më të fortë. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të praktikoni higjenën bazë, duhet të lani duart ose të përdorni një antibakterial për duart, por të kesh disa baktere të reja në jetën të nuk është diçka e keqe.

3. Udhëtimi ju mban në formë

Kur udhëtojmë, duam të provojmë gjëra të reja dhe të shohim gjithçka ka për të parë, kemi shpenzuar para për të arritur atje, në fund të fundit, të paktën të provojmë ndonjë sport ekstrem, të ecim në rrugët e qytetit shumë më tepër sesa thjesht të kthehemi në shtëpi, ose të bëjmë një xhiro me bicikletë për të parë pamjet më të bukura. Edhe nëse planifikoni të qëndroni gjatë gjithë ditës në plazh, ecja në rërë do t’i detyrojë muskujt tuaj të punojnë dy herë më shumë.

4. Udhëtimi do t’ju lejojë të jetoni më gjatë

Është e vërtetë , ata që udhëtojnë priren të kenë një jetëgjatësi më të gjatë. Qoftë lokale, qoftë globale, të gjitha format e udhëtimit përmirësojnë jetën tonë vërtet dhe mund të rrisin jetëgjatësinë tonë.

5. Udhëtimi redukton nivelin e stresit.

Po, konsiderueshëm shumë. Madje është vërtetuar shkencërisht se udhëtimi rrit lumturinë tuaj dheul depresionin. Sipas një studimi, u zbulua se tre ditë pas pushimeve, udhëtarët ndiheshin të relaksuar, më paktë shqetësuar dhe me goxha humor. Dhe këto ndjesi nuk u zhdukën kur u kthyen në shtëpi, ato zgjatën me javë të tëra.