Publikohen faktet kundër Valdrin Pjetrit, ja ç’ndodhi më 27 janar të 2003

Partia Demokratike e Shkodrës, iu kundërpergjigj menjëherë reagimit të Valdrin Pjetrit, i cili i konsideroi trakte, fletushkat e shpërndara mëngjesin e djeshëm me mbishkrimin“Narko-Valdrini jashtë Bashkisë”.

Pjetri me një postim në Facebook tha se “kjo është organizuar nga 4-5 persona që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve”.

Por PD e Shkodrës i kujton një datë: “Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të çojnë në burg! E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh”.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA SHKODËR

Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar.

Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg!

Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.

E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh.

E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës!

Prandaj sot shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003.

Ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!