fbpx

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Lituani, ja si luajnë kuqezinjtë

Do të startojë në orën 20:45, sfida mes Shqipërisë dhe Lituanisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të UEFA-s janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Konfirmohet kështu lajmi i publikuar nga “Panorama Sport”, së fundmi, për sa i përket rreshtimit kuqezi. Enea Mihaj dhe Qazim Laçi janë 2 fubollistët që debutojnë si titulllarë me fanellën kuqezi, teksa sulmi i është besuar Sadikut dhe Manajt.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus. Trajner: V. Urbonas.