Publikohen pamjet/ Reagon PD: Terrorist…

Partia Demokratike ka publikuar disa pamje nga situata jashtë ambienteve të Gjykatës së Shkodrës ku do jepet masa e sigurisë për ish-deputetin Bardh Spahia. Janë dhjetëra forca policie me maska kundragazi e të armatosur që ndodhen gardh para institucionit. Por ka edhe forca të tjera policie të vendosur para protestuesve që kërkojnë lirimin e ish-deputetit Spahia.

“Gjykata e Shkodrës rrethohet nga dhjetëra forca speciale. Brenda nuk është një terrorist, por po zhvillohet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë, i ndaluar nga policia me urdhër të paligjshëm”, deklaron PD.