fbpx

Publikohet dokumenti, ja programi i Kongresit të PS

kongresi-ps.jpg

Është publikuar ditën e sotme dokumenti i Kongresit elektoral të Partisë Socialiste që do zhvillohet më 23 mars. Mësohet se në orën 08:30 do të bëhet regjistrimi i delegatëve, ndërsa në orën 10:00 do të zhvillohet hapja e Kongresit, seanca e parë.

Në dokument janë publikuar gjithashtu edhe emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale në qarqet e Shqipërisë. Më tej, mësohet se fjalën hapëse të Kongresit do ta mbajë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku deri në orën 12:00 është planifikuar të mbajnë fjalën të gjithë ministrat.

Ndërkaq, kongresi i Partisë Socialiste do të mbyllë punimet në orën 17:00./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303