Pas 9 muajve pritja për bebin mbretëror ka marrë fund.
Ditën e djeshme ishte princ Harry ai që dha lajmin e gëzueshëm, ndërsa në ditën e sotme së bashku me Meghan Markle ata e kanë prezantuar bebin në sytë e botës.
Tanimë kureshtja sesi quhet djali i tyre mori fund, pasi faqja zyrtare në Instagram e çiftit mbrëtëror bëri të ditur se kanë vendosur ta quajnë:
“Archie Harrison Mountbatten-Windsor”.
Më datën 6 maj Dukesha e Sussex, Meghan Markle është bërë nënë për herë të parë dhe Princ Harry u shpreh publikisht se është mbi re.
Vogëlushi lindi me një peshë prej 3.3 kg.