Publikohet foto me Rexhepin në hotelin ku Xhisiela tha se e dogji me cigare

Bëhet publike për herë të parë një foto e shkëputur nga kamerat e sigurisë, e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës teksa dalin nga një hotel, më datë 19 korrik, i njëjti ku 25-vjeçarja nga Fushë-Kruja ka pretenduar në kallëzimin e parë se është dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, në atë kohë, i dashuri i saj,

Rexhep Rraja u arrestua për përndjekje pasi kallëzimet e Xhisielës në polici u bënë publike nga ish-ofieri Emiljano Nuhu, së bashku me tërheqejet që 25-vjecarja i bëri kallëzimeve.

Ai sot kërkoi lirionë në Gjykatën e Apelit por trupa gjykuese la në fuqi masën e “arrestit me burg”.

Në kallëzimet e para të cilat më tej i mohoi, Xhisiela Maloku pretendonte se në një dhomë hoteli i dashuri i saj Rexhep Rraja e ka dhunuar, e ka djegur me cigare në trup, dhe e ka kërcënuar mr pistoletë. Deklarime që më tej i përgënjeshtroi duke thënë se e bëri gjithçka nga xhelozi.

Sot ajo ishte e pranishme në seancën gjyqësore për Rexhepin, ku vetë ai mungonte për arsye personale, ku kërkoi lirimin e tij duke shtuar se tashmë janë miq të mirë. Ndërsa hetimet po ecin, nëse faktohet ose jo dhuna dhe kërcënimet, Xhisiela Maloku rrezikon burg për kallëzim të rremë.

Lër një koment