Publikohet FOTO/ Zbulohet viktima më e re nga zjarri në Spitalin COVID, u fut të shpëtonte mamanë por..

spital.jpg

14 pacientë të shtruar në spitalin COVID të Tetovës ndërruan jetë tragjikisht pas zjarrit që ra mbrëmjen e djeshme. Sipas Express, është zbuluar identiteti i njërës prej viktimave e cila mendohet se është dhe viktima më e re e shkaktuar nga kjo tragjedi.

E reja, ka patur nënën të shtruar në spitalin modular dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet se në tentativë për ta shpëtuar atë u dogj brenda ambjenteve.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303