fbpx

Publikohet përgjimi, drejtoresha shantazh dhe presion nxënësve

Screenshot_3-22.jpg

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka publikuar sot një përgjim nëpërmjet të cilit e akuzon drejtoreshën e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë se ushtron terror dhe presion psikologjik ndaj nxënësve që të mos dalin në protestë.

Në audiopërgjimin e publikuar, Kërpaçi thotë se është drejtoresha Teuta Dobi që flet me nxënësit duke i shantazhuar ata.

“Shërbëtorët e Rilindjes dhe kryeministrit kini kujdes, çdo gjimnazist është i lirë për të protestuar në mënyrën më shembullore dhe demokratike!

Ata ju kanë ftuar t’i bashkoheni kauzës së të rinjve, ju si prindër dhe bashkëvuajtës të sistemit të krimit, ndaj dilni dhe mbështetini të rinjtë kundër hajdutërisë së qeverisë! Jo intimidim dhe përçarje për të rinjtë!”, tha ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *