fbpx

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, rritet numri i rasteve të reja me COVID-19

800-0-61950d1e33a8d.jpg

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar më shumë raste të reja të infektuara se ditëve të kaluara.17 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

17 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303