Publikohet skandali/ Pjepri me përmbajtje të lartë nitrati, shkakton kancer në organizëm

Ditën e djeshme një skandal është publikuar lidhur me përmbajtjen e lartë të nitratit te pjepri. Sipas nutricionistëve  nivelet e larta të nitrateve te ky frut, shkakton dhe kancer në organizëm.

“Në qoftë se këto norma tejkalohen dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve janë të tejkaluara, të dyja këto elementë kur futen në organziëm, sidomos nitratet ndërmjet enzimave të gojës, kthehen në nitrite të cilat pastaj pasi kalojnë në aparatin tretës në stomak , ndërmjet aciditetit të stomakut kalojnë në disa lëndë që quhen nitrozamina të cilat janë substanca potencialisht kancerogjene”, shprehet nutricionisti.

Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por në të gjitha matjet e kryera me këtë pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, ky nivel varion nga 540 deri në 850.

Por nga vjen ky nivel skandaloz i nitriteve tek këto produkte?

“Ne i marrim nitritet dhe nitratet fatkeqësisht në fruta dhe perime në formën e pesticideve apo fertilizantëve që atyre u hidhen gjatë kultivimit të tyre”.

Pas testimit paraprak për nivelin e nitratit në këtë pjepër, Tv Klan iu drejtua ISUV për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak. Por, ISUV thotë se pjepri nuk është në listën e analizave që duhet të kryhen.