Publikohet traileri i filmit te Beyonce, ja per çfarë bëhet fjalë!

Një film-dokumentar do të publikohet shumë shpejt në Netflix për Beyonce-n.

Fansat e këngëtares e kanë pritur me gëzim lajmin se më 17 prill do të publikohet “Homecoming: A film by Beyonce”.

Filmi përfshin momentet më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e divës së muzikës, përfshi këtu pamjet spektakolare të koncerteve dhe turit të Beyonce-s dhe Jay Z.

Gjithashtu nuk do të mungojë momentet e mrekullueshme familjare me Blue dhe binjakët Rumi dhe Sir.

Traileri i filmit është publikuar tashmë nga këngëtarja, e cila duket të ketë punuar seriozisht me këtë projekt të ri.