Publikoi dje foton duke ushqyer djalin me gji, Arbana Osmani del sot dhe jep mesazhin e papritur

bana.jpg

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar ditën djeshme në Instagram një foto ku shfaqej duke i dhënë gji djalit të saj të vogël, Diellit.

Sot Arbana ka ndarë fjalët e një nëne të re, që thotë se pasi pa postimin e moderatores vendosi të shpërndante dhe ajo një foto të ngjashme me djalin e saj. Pas kësaj Osmani iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh, duke u shprehur se i vjen mirë që po kontribuon në normalizimin e gjidhënies në publik, duke e konsideruar si një nga proceset më të rëndësishme në rritjen e një fëmije.

“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normalizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, shkruan Osmani.

scroll to top