fbpx

Publikoi një foto nudo gabimisht në Instagramin e tij, njerëzit përgëzojnë aktorin

Aktori i famshëm Chris Evans ka postuar së fundmi një foto nudo pa dashje në instagramin e tij.

Fotoja u shfaq për një kohë të shkurtër në profilin e tij dhe më pas u fshi.

Aktori postoi  një video të bërë screen-record dhe në një moment të vogël, shihej galeria e tij e fotove, mes të cilave ndodhej dhe fotoja nudo e një burri, për të cilën të gjithë supozuan se është vetë Chris edhe pse ai nuk e ka konfirmuar ose mohuar diçka të tillë.

Postimi u fshi shpejt, por jo para se të shpërndahej gjerësisht në internet.

Aktori theu disi heshtjen me këtë postim:

“Tani që kam vëmendjen tuaj… VOTONI në 3 nëntor!!!”

Njerëzit kanë reaguar shumë mirë nga kjo “përgjigje” e aktorit. Duket se publikimi padashje i një fotoje, i dha atij çuditërisht një vëmendje shumë pozitive.