Publikoi përgjimet, gazetari gjerman ironi me Ramën

Ka ardhur reagimi i gazetarit gjerman që paralajmëroi sërish publikimin e përgjimeve, ku kësaj here ‘Bild’ nxori plot 16 përgjime.

Me anë të një postimi në Facebook, Peter Tiede ironizon Ramën ku shkruan se ai nuk ka dëgjuar ndonjëherë për drejtësi të pavarur.

“Natyrisht, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, siç është me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale”, shkruan Tiede./real-news.tv