22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Publikon shifrat e borxhit publik, Jorida Tabaku akuza të forta ndaj qeverisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka drejtuar sot akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa ka publikuar të dhënat në lidhje me borxhin publik ku sipas saj çdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij.

 “Çdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij. Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur morri pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.

Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeveris”, shkruan Tabaku.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat