Publiku londinez këndon njëzëri me Jonida Maliqin/VIDEO

Jonida Maliqi, fituesja e festivalit të Radio Televizionit Shqiptar e cila do të përfaqësojë shqipërinë në “Eurovision 2019” ka nisur një tur promovues.

Para netëve gjysmëfinale Jonida ka udhëtuar në vende të ndryshme të Europës për ta njohur publikun me këngën “Ktheju Tokës”.

Një nga ndalesat e saj të fundit ishte edhe Londra, ku me sa duket publiku londinez e ka mirëpritur mjaft mirë këngën e Jonidës.

Duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale Jonida na ka treguar se është ndjerë e surprizuar dhe e nderuar nga publiku në Londër.

 “E surprizuar dhe e nderuar nga publiku më i mirë në Londër. Nuk mund ta besoj”,-shkruan ajo.

Performanca e saj është pritur mjaft mirë nga publiku i huaj ku nuk kanë munguar komentet pozitive. /real-news.tv